RIKONSTRUKSIONI I BANESAVE PËR KOMUNITETET E PAFAVORIZUARA !
📍Një nga programet e strehimit që financohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me bashkinë është edhe “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara”.
📌Në thirrjen e bërë për aplikim për vitin 2023 janë shpallur përfitues 1️⃣3️⃣ familje të kategorive prioritare sipas vlerësimit nga komisioni përkatës, të miratuara me Vendim të Këshillit Bashkiak në linkun më poshtë👇,të cilat do përfitojnë ndërhyrjet e nevojshme⚒️ për të përmirësuar kushtet e jetesës.🏚️🏡
🚧Punimet për të realizuar këto ndërhyrje po vazhdojnë🔛 për përfituesit e vitit 2023.
🔁Falë vazhdimësisë së programit kategoritë përfituese do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të përfitojnë në thirrjen që do të hapet për vitin 2024.