📌 Rendi i ditës përmban:
✅ Miratimi i rendit të ditës së mbledhjes.
✅ Raporti i monitorimit të buxhetit dhe vlerësimi i përgjithshëm financiar për periudhën janar–gusht 2026.
✅ Miratimi i fazës së dytë të buxhetit afatmesëm 2027–2029.
✅ Ndryshime në Vendimin nr. 100, datë 04.12.2025, “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore të Bashkisë Përmet”.
✅ Ndërhyrje emergjente për heqjen dhe pastrimin e aluvioneve në lagjen Sede.
✅ Ndërhyrje emergjente për riparimin e urës tip “Beli” në fshatin Grabovë.
✅ Përdorimi i fondit të emergjencave për kryerjen e akt-ekspertizës teknike të një objekti banimi në lagjen “Mejden”.
✅ Përfundimi i procedurave lidhur me VKM-në nr. 329, datë 22.05.2019, për një familje.
✅ Përdorimi i fondit rezervë për dhënien e ndihmës financiare.
✅ Pranim në Shtëpinë e të Moshuarve Gjirokastër.
✅ Miratimi i kuotave ushqimore për fëmijët në çerdhe dhe kopsht për vitin 2027.
✅ Miratimi i fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%.
✅ Miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin shtator 2026.