kryetari@bashkiapermet.gov.al

Tel. 00355693589581

Tel. 00355693589581

Shëtitorja ``Abdyl Frasheri``, Nr. 1, Përmet, Shqipëri

Znj.Alma Hoxha u lind në Përmet, më 26.05.1972. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Znj. Hoxha ka mbaruar studimet në Degën Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Eqerem Çabej”,Gjirokastër.

Vitet e para pas shkollës punoi mësuese dhe më pas në 1997 emërohet nëndrejtoreshë në shkollën “Meleq Gosnishti” Përmet. Përvoja e saj në arsim do të vijonte më tej në pozicionin e inspektores në Drejtorinë Arsimore Rajonale (1999-2003) dhe si Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Përmet (2013-2019). Znj. Hoxha ka qënë dhe Nënprefekte e Gjirokastrës nga viti 2003 deri në 2005.

Prej vitit 1996 deri në vitin 2015 është zgjedhur anëtare e Këshillit Bashkiak Përmet, si përfaqësuese e Partisë Socialiste. Gjithashtu nga viti 2000 deri në 2003 ka qënë Kryetare e Këshillit Bashkiak Përmet dhe në periudhën 2003-2007 ka qënë anëtare e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Pas zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 mban pozicionin e Kryetares së Bashkisë Përmet.

ORARI I PRITJES PËR QYTETARËT

Çdo të enjte, ora 10:00-12:00.