Krijimi i Këndit të BE, është mbështetur nga projekti  “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Delegaconi i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

  • Këndi i BE mund të të ndihmojë të gjesh informacion më të specializuar në lidhje me Bashkimin Evropian. Ky informacion mund të përmbledhë çdo gjë, që nga organizimi dhe zhvillimi i BE, deri në fusha politike të veçanta, të tilla si arsimi dhe trajnimi, shoqëria civile, mjedisi, politikat rajonale, zgjerimi dhe tregu i përbashkët, zhvillimi ekonomik dhe bujqësia.
  • Këndi i BE mund të ofrojë informacion në lidhje me fondet e Bashkimit Evropian të vlefshme për bashkitë, grupet e shoqërisë civile, individët, komunitetin e biznesit, studentët, fermerët, shkollat dhe universitetet.
  • Këndi  i BE mund të shpjegojë strukturat themelore të Bashkimit Evropian për shkollat fillore dhe të mesme.
  • Këndi i BE mund të ndihmojë studentët e universiteteve që të informohen mbi edukimin në BE, trajnimet si dhe programe të tjera për të rinj.
  • Këndi i BE mund të informojë gjithashtu median lokale, apo grupime të tjera mbi projektet dhe programet e mbështetura nga BE në Shqipëri.
  • Për më tepër, ne organizojmë një sërë debatesh, seminaresh, kursesh dhe trajnimesh rreth integrimit në BE, për tema të veçanta si edhe veprimtari të ndryshme kulturore.
  • Këndi i BE ofron një shërbim pyetjesh dhe kërkesash. Orari i punës është nga e Hëna në të Premte, nga ora 9:00 deri më 16:00. Ju mund të na drejtoni pyetjet tuaja duke ardhur personalisht ose me shkrim përmes postës elektronike kendibepermet@gmail.com. Ne do të përgjigjemi brenda 48 orëve gjatë ditëve të javës. Në ndonjë rast, mund t’Ju drejtojmë pranë autoritetit përkatës në Shqipëri.
  • Mund ta vizitoni Këndin e BE, ku Koordinatori Lokal i BE do t’Ju sugjerojë burimet më të mira sipas nevojave tuaja, dhe do t’Ju tregojë se si mund të përdorni bazat përkatëse të të dhënave.
  • Këndi i BE disponon një sërë materialesh informuese në lidhje me BE-në. Të gjitha materialet ofrohen falas. Botimet elektronike mund të merren përmes postës elektronike ose të shkarkohen nga faqja jonë e internetit (www.bpe.al).
  • Këndi i BE në qytetin tuaj është pjesë e projektit “Bashkitë për në Evropë“, ndaj çdo gjë që dëshironi të dini është e mundur nëpërmjet faqes së projektit “www.bpe.al” – E lehtë për t’u përdorur me disa seksione ndërvepruese informacioni.
null

Aktivitetet e Këndit të BE

null

Informacione dhe materiale