Qendra Kulturore e Fëmijëve pranë Bashkisë Përmet tashmë ka 10 kostume popullore dhe veglat e saj muzikore.

Në bashkëpunim me shoqatën Multifunksionale për Kulturë, Edukim dhe Zhvillim po implementojmë projektin “Në hapat e mjeshtrave të mëdhenj” mbështetur prej Programit ROMACTED të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. Ky projekt ka si qëllim promovimin dhe trashëgimin ndër breza të traditës dhe kulturës së komunitetit egjiptian. Një nga produktet e projektit janë 10 veshje…

Lavdi Brigadës 6 Sulmuese!

Lavdi Brigadës së VI-të Sulmuese, e cila me kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut u quajt “Heroinë e Popullit” . Brigada e 6-Sulmuese në krijua në Përmet më 26 janar 1944 në kulmin e operacionit armik të dimrit.Ishte e para brigadë partizane në Qarkun e Gjirokastrës dhe në përbërjen e…

7 Marsi.

Të dashur mësues në këtë ditë të veçantë tuajën, por dhe të të gjithëve ju uroj Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Krenarë, mirënjohje dhe suksese në misionin tuaj! Në çdo ditë të jetës, Ju dhe puna juaj fisnike do të kujtohen dhe vlerësohen me respekt e nderim të thellë.   

Sazet për përmetarët në këto ditë të vështira.

Prill 2020 Nga artistët e sazeve, për përmetarët në këto ditë të vështira. Sot në lagjen “ Partizani”me spektatorë nëpër dritare e ballkone pallatesh. Nga Përmeti me këngë zemre dhe shumë dashuri. Vazhdojmë çdo ditë, në të gjitha lagjet. Na ndiqni nga ballkonet dhe dritaret. https://www.facebook.com/105705947443767/videos/652222275569253

Dita e Europës!

Dita e Europës është një festë vjetore e paqes dhe e unitetit në Europë, ndaj në kuadër të datës 9 Maj edhe fëmijët e talentuar të qytetit tonë kanë përzgjedhur mënyra të veçanta për të uruar këtë ditë. Në moton “Stronger Together” ata përcollën mesazhe ku theksonin vlerat, fuqinë e bashkimit dhe të qenurit evropian…

Përmeti nga sot ka Muzeun e Luftës.

24.05.2020 24 Maj 1944 Kongresi historik i Përmetit! Pas restaurimit të pjesshem të sallës së Kongresit te Permetit nga Ministria e Kulturës në mjediset e brendshme të saj krijuam atë që i ka munguar prej 30 vitesh historisë së Përmetit, Muzeun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lufta antifashiste është pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.…

Njoftim në lidhje me publikimin e rezultateve të thirrjes RELOAD

Sipas guidës së thirrjes, nëse projekt-propozimet miratohen për financim apo jo, të gjithë aplikantëve u njoftohet me shkrim vendimi për projekt-propozimin e tyre brenda 15 ditë pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet shpallen në faqen e internetit të Bashkisë PËRMET (www.bashkiapermet.gov.al). Duke konsideruar situatën në të cilën ndodhemi rezultatet nuk mund të publikohen brënda…