Lavdi Brigadës së VI-të Sulmuese, e cila me kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut u quajt “Heroinë e Popullit” . Brigada e 6-Sulmuese në krijua në Përmet më 26 janar 1944 në kulmin e operacionit armik të dimrit.Ishte e para brigadë partizane në Qarkun e Gjirokastrës dhe në përbërjen e saj u rreshtuan batalione partizane të këtij qarku , të cilët ishin sprovuar në fushën e luftës dhe kishin fituar një përvojë të madhe. Ajo përshkoi një rrugë të gjatë luftarake ku dhanë jetën 203 dëshmorë nga të cilët 10 heronj të popullit. Sakrificat e saj ishin të panumërta, kontributi i saj ishte i madh në clirimin e disa qyteteve dhe krahinave të vendit. Në luftimet e zhvilluara spikati gjithmonë guximi dhe trimëria. Rruga luftarake e saj ishte e lavdishme dhe heroike.
Sot pas 76 vjetësh në përkujtim të kësaj dite historike me krenari shprehim respektin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që u angzhuan në këtë luftë të rëndësishme për lirinë e vendit. Kjo ditë ishte zanafilla e realizimit të shumë ëndrravë për atdheun tonë me sakrificat e së djeshmes dhe punën e sotme për të ecur përpara në rrugën e progresit dhe zhvillimit duke u përpjekur për të bërë më të mirën për qytetin tonë dhe të ardhmen e tij europiane. Natyrisht duke vazhduar të kujtojmë me respekt të gjithë ata që e deshën atdheun aq shumë duke dhënë jetën për të.
Dil nëno dhe shiko jashtë,
si lufton Brigada e gjashtë.
Trimat tanë të Shqipërisë,
sollën dritën e lirisë,
në këtë tokë plumb të rëndë,
me mençuri, pushkë dhe këngë…