Shprehje interesi për pjesëmarrje në trajnime

Bashkia Përmet dhe Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare po implementojnë projektin e financuar nga BE “Key People – Key Knowledge”. Qëllimi i projektit është të krijojë mundësi të reja pune/biznesi për gratë dhe të rinjtë e papunë,nëpërmjet:     (i)          Hartimit dhe dhe administrimit të një ekosistemi të qëndrueshëm për zhvillimin socio-ekonomik lokal duke rigjallëruar ekonominë lokale…

Dita e Solidaritetit nder breza

Më 29 prill, BE-ja feston Ditën e Solidaritetit midis Brezeve, e nisur për herë të parë në vitin 2009. Krizat e njëpasnjëshme që kemi kaluar gjatë viteve të fundit e kanë bërë këtë çështje më aktuale se kurrë, duke na kujtuar se sa kritik është bashkëpunimi dhe solidariteti ndër breza është në një shoqëri gjithnjë…

DITA BOTËRORE E TË DREJTAVE TË NJERIUT!

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut është një temë delikate që trajtohet gjerësit, qoftë institucionalisht apo individualisht. Respektimi i të drejtave të njeriut është një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Çdo individ lufton në përditshmëri për të drejtat që për asnjë motiv nuk duhen cënuar. Të rinjtë e QKF Përmet, përcollën mesazhe…

1 QERSHORI!

Të dashur fëmijë, Gëzuar 1 Qershorin ditën tuaj! Buzëqeshni dhe lumturohuni çdo ditë. Jeni kuptimi jetës tonë, oazi paqes dhe shpresës për të ardhmen. Kësaj dite smund ti mungonte festa. Pas festimeve në Kopshtet e qytetit, lojrave nga nxënësit e shkollave të qytetit, Bashkia Përmet në bashkëpunim me shoqatën MKEZH, në kuadër të zbatimit të…

Në Frashërin e Naimit!

Në Frashër, në Mekën e shqiptarizmit, miq, atdhetar e bij të Naimit u mblodhën për të kujtuar jetën dhe veprën e Bilbilit të Gjuhës Shqipe. Vjershëtorit më të madh të kombit tonë , i përkujtuam 176- vjetorin e lindjes, pikërisht në shtëpinë e tij në Frashër me poezi e këngë, nën organizimin e shoqatës Atdhetare…

Titull nderi Z.Smajl Latifi!

Si çdo vit, në ditëlindjet e Naimit, s’mund të mungonin organizimet artistiko-letrare të Shoqatës Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri . Akademikë, poetë, miq përmetarë dhe kosovarë, i dhanë mbrëmjes rëndësinë dhe veçantinë që meritonte. Si vazhdim i kësaj tradite të bukur të përvitshme, në kuadër  të miqësisë dhe bashkëpunimit të pandarë midis Komunës Rahovec dhe Bashkisë…

Kongesi i Përmetit 24 maj!

KONGRESI PËRMETIT 24 MAJ! 24 Maj 1944 është një faqe e ndritur në historinë e Shqipërisë. Në nder të kësaj date të shënuar, Kryetarja  e Bashkisë, veteranë përmetare dhe jo vetëm, pasi vendosën kurora pranë “Ushtarit të Panjohur”, vizituan sallën e Kongresit tashmë Muze i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Mirënjohje dhe Lavdi Kongresit historik të Përmetit…

Konkursi i fotografisë dhe pikturës më të bukur

Turizmi është një promotor mjaft i rëndësishëm për qytetin tonë , i cili përherë e më shumë po bëhet një nga destinacionet e preferuara në çdo stinë. Bashkia Përmet si një nga institucionet kryesore të promovimit të qytetit vazhdon të ndërmarr nisma për promovimin e të gjitha aseteve turistike që e bëjnë Përmetin një destinacion…

Të rinjtë e qytetit në një mbledhje te vecantë!

Aktivitetet e fëmijëve dhe të rinjve skanë munguar jo vetëm në ditë të veçanta si #JavaEvropës por sa herë që kanë dëshiruar të shprehin veten dhe mendimet e tyre. Ditën e djeshme, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak u zhvillua simulimi i mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga të rinjtë e qytetit. Të rinj dhe…

Java e Evropës 2022!

Në kuadër të #JavësSëEvropës, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Përmet, organizoi aktivitete me fokus informimin për BE-në dhe vlerat e saj. Aktivitetet nisën me ditën e Solidaritetit në breza, ku fëmijët e QKF u bënë bashkë në biseda të ngrohta me moshën e tretë në tregime dhe rrëfime rreth jetës dhe profesioneve të tyre.…