Në Frashër, në Mekën e shqiptarizmit, miq, atdhetar e bij të Naimit u mblodhën për të kujtuar jetën dhe veprën e Bilbilit të Gjuhës Shqipe. Vjershëtorit më të madh të kombit tonë , i përkujtuam 176- vjetorin e lindjes, pikërisht në shtëpinë e tij në Frashër me poezi e këngë, nën organizimin e shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare Vëllezërit Frashëri.

Të ruajmë dhe promovojmë çdo ditë vlerat e vendit tonë, për një të nesërme më të bukur ashtu si Naimi dëshironte të na shikonte.