Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut është një temë delikate që trajtohet gjerësit, qoftë institucionalisht apo individualisht.
Respektimi i të drejtave të njeriut është një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian.
👥Çdo individ lufton në përditshmëri për të drejtat që për asnjë motiv nuk duhen cënuar.
🗓 Të rinjtë e QKF Përmet, përcollën mesazhe të rëndësishme.  Nëpërmjet lojrave, konkursit dhe improvizimeve , vunë në dukje Deklaratën e BE-së të të Drejtave  të Njeriut.
💌Edukimi dhe respekti për njëri-tjetrin nis që fëmijë.
🫂Vetëm duke kalitur dashurinë pa kushte dhe respektin për të drejtat e secilit, mund të shpresojmë për një botë ndryshe.
📣Lindim të barabartë për të jetuar të barabartë!
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit  ” Përmirësimi i aksesit në shërbime publike për fuqizimin e të rinjve në Përmet (IN-YEP), projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të  “BE për Bashkitë”, i cili  implementohet nga Bashkia Përmet dhe Cesvi.