Në kuadër të #JavësSëEvropës, Njësia e Integrimit Europian pranë Bashkisë Përmet, organizoi aktivitete me fokus informimin për BE-në dhe vlerat e saj.
Aktivitetet nisën me ditën e Solidaritetit në breza, ku fëmijët e QKF u bënë bashkë në biseda të ngrohta me moshën e tretë
në tregime dhe rrëfime rreth jetës dhe profesioneve të tyre.
Aktiviteti me fëmijët e klasës së tretë, nëpërmjet lojrave, bashkëbisedimeve dhe videove informuese, përcolli frymën e bashkëpunimit dhe unitetit evropian duke krijuar një aktivitet informues dhe argëtues njëkohësisht.
Në vijim, aktiviteti u përqëndrua te nxënësit e klasës së IX. Me temën “Të bashkuar në diversitet”, nxënësit u njohën me veçoritë e disa prej shteteve pjesë e BE-së dhe kuicet argëtuese bënë të mundur identifikimin e karakteristikave të secilit shtet më mirë prej tyre.
Java Evropës mbyllet me aktivitetin me të rinjtë , ku ditën e nesërme do të organizohet Simulim i mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga të rinjtë e qytetit.
Mbledhjen mund ta ndiqni live në faqen zyrtare të Bashkisë Përmet, nesër ora 13:45.
Integrohemi së bashku për një të ardhme më të mirë!