Ditën e djeshme, patëm kënaqësinë të kishim disa miq të veçantë për një ditë të veçantë.
Miqtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ministrat znj. Hajdari, z.Çeku, z.Krasniqi , ministri z.Nuredini dhe ministrja jonë znj.Kumbaro na nderuan me pjesëmarrjen e tyre si një këmbë e mbarë në këtë sezon të ri turistik.
Nyjet lidhëse me Kosovën forcohen gjithmonë dhe më tepër me bashkëpunime , përkujtime ngjarjesh historike dhe një tradite që vazhdon në promovimin e vlerave kulturore të vendeve tona.
Një pikë e rëndësishme e ditës ishte dhe nderimi i një prej dëshmorëve të luftës për liri në Kosovë, Përmet Vula qytetar nderi i Përmetit prej vitit 2008.
Emri Përmet Vula do të gdhendet në emërtimin e një prej rrugëve të qytetit tonë si një shenjë respekti dhe krenarie jo vetëm për emrin që mbante.
Le të shërbejë kjo ditë si simbol i bashkimit, fuqizimit dhe vazhdimit të marrëdhënieve të mëtejshme.