Sot festojmë bukurinë e vendeve që na bashkojnë, historinë, traditat dhe natyrën që i japin çdo destinacioni identitetin e tij. 
Edhe fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve u bënë pjesë e kësaj dite, duke sjellë me krijimtarinë dhe energjinë e tyre një tjetër mënyrë për të kujtuar dhe dashur bukuritë e vendit tonë. 
Përmetin e bëjnë të veçantë njerëzit, kultura, dhe peizazhet që të ftojnë të ndalesh e ta shijosh çdo stinë. 
Gëzuar Ditën Botërore të Turizmit! 
Ju mirëpresim në Përmet!




