Këtë mëngjes e nisim me vajzat e grupit të valleve të Përmetit, të cilat na bënë sërish krenarë me talentin dhe pasionin e tyre për traditën tonë. 💃🏻❤️
Në “Folk Talent Fest”, ato fituan Çmimin e Parë dhe Kupën, si edhe Çmimin Special për grupin “Vajzat e Përmetit”. 🏆👏
Rei Sulejmani u vlerësua si Interpretuesi më i mirë, ndërsa Serdi Beqo, Blerina Nika, Xhesika Murataj dhe Fiogerta Doko morën çmime speciale.
Urime grupi♥️
Një falënderim i veçantë për mësuesen Mimoza Topoviti, për përkushtimin dhe punën e saj me grupin. 👏
Ju uroj një të diel të bukur🫶🌸