NJË DITË TEK SHËRBIMI ZJARRFIKËS!
🔥🧯Duke marrë shkas nga rastet e zjarreve në banesa dhe biznese që kanë ndodhur në qytetin tonë apo kemi parë në 📺media, Qendra Kulturore e Fëmijëve me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” organizuan një bashkëbisedim me 🧑‍🚒punonjësit e shërbimit zjarrfikës në Përmet. 🚒
ℹ️Ndërgjegjësimi dhe edukimi për marrjen e masave parandaluese por dhe ndërveprimi në rastet e zjarreve ishte tema e bisedës me nxënësit.
🗣️Nëpërmjet bashkëbisedimit nxënësit morën njohuri për mënyrat se si duhet të veprojnë në raste të tilla dhe njohën nga afer mjetet e punës së punonjësve zjarrfikës.🧯🚒
👩‍🚒Përveç trajnimit teorik është shumë e nevojshme zbatimi në praktikë i këtyre masave ndaj dhe punonjësit e zjarrfikses Përmet në ditët në vijim do të organizojnë takime në çdo 🏫shkollë për të demostruar një rast 🆘emergjence dhe mënyrën e evakuimit.
❗️Mos harroni të telefononi ☎️128 në rast rreziku nga zjarri.