🏀 NDESHJA E PARË NË PALLATIN E RIKONSTRUKTUAR TË SPORTIT NË PËRMET!
Përmeti nuk ka pasur kurrë më parë një pallat sporti kaq dinjitoz! 💪 Ky investim financuar nga Qeveria Shqipëtare nuk është thjesht një rikonstruksion është një premtim i mbajtur për sportin dhe të rinjtë tanë. 🏗️
Dhe çfarë mënyre më të mirë për ta inauguruar sesa me një fitore? 🏆 Vajzat e Përmetit ⭐️ triumfuan sot ndaj Vllaznisë me rezultatin 58-52, duke siguruar finalen e madhe kundër Goga Basket.
👏 Një bravo e madhe për profesor Hetemin dhe mësuese Anilën, që me pasion dhe përkushtim kanë rritur një brez kampionesh! 💙🏀
🔥 Nesër, finalja! Përmeti në kërkim të trofeut! 🏆🎯