MARS VAZHDON ME TAKIME TË BUKURA ME GRATË E PËRMETIT!
Vazhduam takimet me gratë e lagjes Mejden dhe gratë e dy fasonerive të çantave në Përmet. Po vazhdojmë të takojmë, të ndajmë ide dhe të festojmë së bashku fuqinë e çdo gruaje.
Ky muaj i dedikuar gruas është një mundësi për të forcuar lidhjet tona dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin tonë.
Do të vazhdojmë të mbështesim dhe të krijojmë mundësi më të mira për gratë e Përmetit!