DITA NDËRKOMBËTARE E PYJEVE!
21 Mars “ Dita Ndërkombëtare e Pyjeve” e gjen Sektorin e Pyjores, Gjelbërimit dhe Rrugëve Rurale me angazhimin maksimal dhe gjithëpërfshirjen në aksionin e pyllëzimit në kodrën e fshatit Kutal, zonë në të cilën prej disa kohësh mbillet për të zëvendësuar pemët e djegura para 3 vitesh.
Në kuadër të cilësimit si viti i pyjeve, Bashkia Përmet brenda këtij tre mujori ka mbjellë mbi 2000 pemë të reja.
I bashkohemi çdo ditë thirrjes për ruajtjen, zhvillimin e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra.
Do të vijojmë me këtë ritëm për një mjedis më të pastër dhe të gjelbëruar.