PASTRIMI I MBETJEVE INERTE!
ℹ️E mbyllëm ditën e sotme me punë të mira dhe në dobi të qytetit dhe qytetarëve.
🚜👷Sektori i Mirëmbajtjes, Pastrimit dhe Rrugëve Rurale u angazhuan në pastrimin e mbetjeve inerte dhe urbane në lagjet dhe rrugicat e qytetit.✅
📌Në këtë fillim sezoni turistik është mirë që së bashku ti kushtojmë më tepër vëmendje kujdesit për mjedisin.🚮
❌Pastrojmë shtëpinë nga plehrat dhe ndotim hapësirat e përbashkëta publike me mbetje inerte është impakti më negativ turistik që nuk i shkon një qyteti si i joni. 👉Tregoni qytetari duke i hedhur mbetjet në vendin e duhur.
➡️Ndërkohë Bashkia vijon punën duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin♻️, duke shmangur në këtë mënyrë edhe sanksionet që përcakton ligji për rastet e ndotjes së qytetit.