RIKONSTRUKSIONI I BANESAVE PËR KOMUNITETET E PAFAVORIZUARA !
Një nga programet e strehimit që financohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me bashkinë është edhe “Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara”.
Në thirrjen e bërë për aplikim për vitin 2023 janë shpallur përfitues familje të kategorive prioritare sipas vlerësimit nga komisioni përkatës, të miratuara me Vendim të Këshillit Bashkiak në linkun më poshtë,të cilat do përfitojnë ndërhyrjet e nevojshme për të përmirësuar kushtet e jetesës.
Punimet për të realizuar këto ndërhyrje po vazhdojnë për përfituesit e vitit 2023.
Falë vazhdimësisë së programit kategoritë përfituese do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të përfitojnë në thirrjen që do të hapet për vitin 2024.