🇦🇱 Përkujtojmë sot me rastin e përvjetorit të 80-të të krijimit të Brigadës së VI Sulmuese në 26 Janar 1944 , brigadë e cila dha kontributin e saj të vyer në luftën për çlirimin e atdheut.
👉Së bashku me veteranë, pasardhës të tyre, familje të dëshmorëve si dhe përfaqësues të institucioneve vendore, nderuam me mirënjohje dhe festuam me aktivitete e këngë 80-vjetorin e Brigadës “Heroinë e Popullit”dhe qindra dëshmorë e heronj të popullit për sakrificat e panumërta në emër të lirisë.
📌Krenari dhe mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e atyre që e deshën atdheun me jetën e tyre.💐
Lavdi Brigadës, dëshmorëve dhe kësaj dite të shënuar për qytetin tonë!