PËRMETI SHKËLQEN NË EUROPË! 





Nga San Remo
në Kanë
e deri në Monte Karlo, tingujt e sazeve përmetare dhe vallja jonë plot shpirt pushtuan skenat ndërkombëtare! 





Ansambli Folklorik “Përmeti”, sazet e mrekullueshme Sadik & Alban Zeqiri dhe & Aurel Nurka, bashkë me vajzat e talentuara të valleve nën drejtimin e mësuese Mimoza Topoviti, përfaqësuan Shqipërinë me krenari, emocion dhe art të pastër. 

Duartrokitje pa fund
, surpriza të bukura
dhe momente që na mbushën zemrën me krenari!


Faleminderit artistëve tanë që i japin zë shpirtit përmetar dhe të gjithë përmetarëve që i qëndrojnë pranë kulturës sonë! 

Falënderojmë gjithashtu Bledi Manen për mbështetje dhe angazhim të jashtëzakonshëm për promovimin e kulturës përmetare dhe Agron Jonuzin që solli çdo performancë të grupit tonë në rrjetet sociale, duke e bërë këtë ngjarje të ndjehet më afër çdo përmetari.
Përmet, ti nuk përfaqëson vetëm një qytet por ti përfaqëson zemrën shqiptare! 

Sepse kur flet Përmeti, dëgjon Europa! 


