KUPA E KRENARISË PËRMETARE! 

Sot, mirëprita me plot dashuri vajzat e valleve
, sazet përmetare,
mësuese Mimoza Topoviti si dhe përfaqësuesit tanë të shpirtit përmetar
, që ngritën kulturën dhe emrin e Përmetit me dinjitet nga San Remo
në Kanë
e deri në Monte Karlo
.






Kupa që na kthyen
nuk është thjesht një trofe. Është një mirënjohje
për kulturën tonë
, për traditën që s’mundet të shuhet, për punën
, dashurinë
dhe pasionin që mbajnë gjallë identitetin përmetar.





Ky moment nuk ishte vetëm një takim në zyrë
, ishte një përqafim
me historinë
, me artin , me Përmetin që flet dhe këndon
edhe përtej kufijve .




Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë. Përmetin e ngremë lart së bashku dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me krenari! 


