Sot urojmë e nderojmë të gjitha gratë, nënat, motrat, bashkëshortet, miket dhe koleget , që me forcën, dhembshurinë dhe dashurinë e tyre, e bëjnë botën një vend më të bukur.
Gëzuar ju, nënat dhe gratë përmetare, që gjithmonë keni qenë shtylla të familjes 🧑🧑🧒🧒dhe të komunitetit.
Ju që, jo vetëm rritët dhe edukuat brezat, por gjithashtu qëndroni në ballë të çdo nisme për vendlindjen, ashtu siç e dëshmoni me kontributin tuaj të përditshëm duke i dhënë jetë një ëndrre të bukur për të ardhmen e qytetit.
Një karafil në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për këto gra që me punë, sakrificë dhe përkushtim japin kontributin e tyre çdo ditë në zhvillimin e qytetit tonë.
Le të jetë kjo një ditë kujtese për vlerën dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çdo aspekt të jetës.