Në kuadër të bashkëpunimit me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, kanë mbërritur materiale të reja që do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës në qytet dhe fshatra.
SHTYLLA NDRIÇIMI: Do të vendosen në rrugën hyrëse të qytetit për një ndriçim më të mirë.
TOMBINO:Do të përdoren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugëve rurale.
PLLAKA DHE ELEMENTË DEKORATIVË: Do të shërbejnë për rregullimin e trotuareve.
STOLA DEKORATIVË DRU-BETON:Do të vendosen në hapësirat publike.
PEMË TË REJA:Do të mbillen për të shtuar gjelbërimin në qytet dhe fshatra.
Vijojmë me punë konkrete për një Përmet më të zhvilluar!