DITA NDËRKOMBËTARE E KËRCIMIT!
✍️Dita Botërore e Kërcimit është një datë e veçantë që përjetohet në mbarë botën për të nderuar e të festuar artin dhe pasionin për kërcimin. 💃🕺
📌Ky art skenik festohet botërisht çdo vit më 29 Prill, si një gjuhë universale që afron njerëzit dhe sfidon emocionet.
➡️Në këtë ditë, ku ne festojmë bukurinë dhe fuqinë e artit të kërcimit💃, Qendra Kulturore e Fëmijëve përcolli emocione për publikun përmetar.
🎉Performanca vallëzimesh nga vogëlushët e bënë mbrëmjen edhe më argëtuese për qytetin tonë.