DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS RURALE !
Në ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale vëmendja shkoi për zonjat që punojnë në zonat rurale dhe kontributin e tyre në zhvillimin e zonës.
Me rastin e kësaj dite, dhuruam trasta dhe çanta letre të riciklueshme për gratë që prodhojnë dhe tregtojnë produktet e tyre në tregun e qytetit.
Ky aktivitet u shtri edhe në Njësinë Administrative Çarshovë, ku kryetarja e Bashkisë u takua nga afër me gratë e zonës, duke vlerësuar punën e tyre të palodhur dhe rëndësinë e mbështetjes për zhvillimin e komunitetit.
Faleminderit të gjitha grave për përkushtimin dhe energjinë që sjellin çdo ditë!
Së bashku, ne vazhdojmë të bëjmë ndryshimin!