GËZUAR DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË !
Si sot, 112 vite më parë, Shqipëria nisi rrugëtimin e saj si një shtet i pavarur, me një identitet dhe kulturë.
Nën tingujt e himnit kombëtar, në sheshin “Abdyl Frashëri” u ngrit flamuri kuqezi në praninë e qytetarëve përmetar.
Një atmosferë festive i dha këtij momenti aktiviteti muzikor nga fëmijët e Qendrës Kulturore.
Kjo ditë mbetet ditë krenarie dhe patriotizmi, dita ku mbarë kombi shqiptar bëhet një.