Nëntori, një muaj plot aktivitete, kulmoi me një shfaqje artistike të pabesueshme nga nxënësit e Gjimnazit Sami Frashëri, duke nderuar 80-vjetorin e çlirimit të atdheut tonë. Me sfondin kuq e zi, ata na befasuan me këngë , valle popullore dhe poezi të bukura për Atdheun të cilat na përkujtuan sakrificat e heronjve dhe rëndësinë e lirisë që gëzojmë sot. Virtuozë dhe të talentuar , ata shpërndanë emocione të fuqishme , mesazhe të thella dhe dashuri të paçmuar për vendin tonë .