“Edith Durham në Përmet: Udhëtime dhe Trashëgimi nga Mbretëresha e Maleve”
Ekspozita për Miss Mary Edith Durham, në kuadër të 80-vjetorit të vdekjes së saj, u hap sot në Qendrën Multifunksionale të Përmetit.
Kryetarja e Bashkisë, Znj. Alma Hoxha, ndau një pasazh të veçantë nga libri i Edith Durham, ku ajo lavdëron qytetin e Përmetit, duke e quajtur ‘qytetin më të bukur në botë’, dhe shpreh me pasion dashurinë e saj të thellë për këtë vend dhe peizazhin e tij magjik
Ndêrsa në fjalën e saj të hapjes,përqafësuesja e Muzeut Historik Kombëtar znj. Elsjona Kote foli mbi ndikimin e Edith Durham në njohjen e kulturës shqiptare.
Gjatë ngjarjes morën pjesë gjithashtu përfaqësues të tjerë të Muzeut Historik Kombëtar dhe historiani z. Kastriot Bezati, të cilët theksuan rolin e Edith Durham në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare, duke ndihmuar në njohjen e pasurive kulturore dhe historike të Shqipërisë në botë
Ekspozita ofron një pasqyrë të veçantë të jetës dhe veprës së Mary Edith Durham, duke dokumentuar me skica dhe fotografi jetën e malësorëve shqiptarë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në Qendrën Multifunksionale të Përmetit. Ju ftojmë ta vizitoni dhe të zbuloni më shumë për këtë personalitet të jashtëzakonshëm!