Konsultimi për Buxhetin dhe Paketën Fiskale 2025 në Njësinë Administrative Petran 🏛️💼
Takim për konsultimin e Buxhetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2025 në Njësinë Administrative Petran. Takimi, i organizuar nga Bashkia Përmet, u zhvillua në prani të Kryetares së Bashkisë, znj. Alma Hoxha 👩‍💼, nën/Kryetarit z. Florand Hasani 🤝 dhe Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, z. Agathokli Proko 💰, si dhe banorëve të zonës dhe kryetarëve të fshatrave të Njësisë Petran. 🏘️
Pjesëmarrësit e këtij konsultimi diskutuan propozimet për Projekt-Buxhetin 2025 dhe Paketën Fiskale, me theks të veçantë tek investimet dhe nevojat e komunitetit. Kryetarja e Bashkisë, znj. Alma Hoxha, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për të mundësuar një proces transparent dhe për të siguruar që buxheti të reflektojë nevojat reale të qytetarëve. 📊
Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte planifikimi i investimeve të rëndësishme 💡 që do të realizohen në të gjithë Njësinë Administrative Petran, ku mund të përmendim përmirësimin e infrastrukturës të Ujësjellësit të Petranit dhe Gjinkarit 🚰🌍, si dhe projekte të tjera që do të përmirësojnë jetesën e banorëve, përfshirë rrugën e Fshatit Leusë 🚗🛤️, që do të sigurojë një lidhje më të lehtë dhe më të sigurt për këtë zonë. 🌱
Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe kontribuan në këtë proces të rëndësishëm! 🙏 Vazhdojmë të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë për njësinë tonë! 🚀