VLERËSIM PËR PROFESOR MARSEL KOSOVA DHE GJIMNASTET PËRMETARE NDËR VITE!
🏅Njerëz të sportit dikur dhe sot, sportdashës dhe miq përmetarë, u mblodhën ditën e djeshme në ceremoninë dedikuar sportistëve të gjimnastikës dhe veçanërisht profesorit Marsel Kosova.
📌Vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi i Përmetit” është një titull mëse i merituar për njeriun profesionist me kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimin masiv e cilësor të 🎽fiskulturës dhe sportit dhe vajzat gjimnaste me kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e sportit të gjimnastikës në nivel lokal dhe 🇦🇱kombëtar si gjimnastet e para në qytetin e Përmetit, fituese të kupës në Spartakiadën Kombëtare në Korrik të vitit 1963.🏆
ℹ️Ekipi i djemve dhe vajzave të gjimnastikës bëri emër nën drejtimin e profesor Marsel Kosova në ato vite.
👏Mirënjohje për figurat që sportin e Përmetit e çuan në piedestal krahas ekipeve më të mira kombëtare. 🇦🇱