PASTRIM DHE NDËRHYRJE NË RRUGËN “UJRAT TERMALE BËNJË”!
🗓️Në çdo stinë por veçanërisht në 🌞sezonin veror, një ndër destinacionet turistike që vizitohet patjetër janë 📍Ujrat termale në Bënjë.
👷🚜Punonjësit e Sektorit të Pastrim-Gjelbërimit dhe Rrugëve Rurale janë angazhuar në 🗑️🧹pastrimin e rrugës kryesore që të çon në këtë destinacion turistik dhe gjithashtu është punuar për sistemimin dhe çakëllimin e sheshit dhe vendqëndrimit të makinave me qëllim lehtësimin e kalimit të mjeteve dhe vizitorëve.
😍Në shenjë dashurie dhe mirënjohje për natyrën dhe destinacioneve turistike të Përmetit♻️, të mbajmë pastër çdo hapësirë të përbashkët.🚮
🫂Puna vijon për mirëmbajtjen dhe pastrimin e çdo pike turistike .✅