PASTRIMI I KANALEVE VADITËSE!
Kemi hyrë në sezonin ku kanalet vaditëse janë jetike dhe të gjitha prodhimet bujqësore të zonës varen nga kanalet që furnizojnë me ujë mijëra hektarë tokë bujqësore.
Sektori i Bordit të Kullimit ka përfunduar pastrimin e të gjitha kanaleve vaditëse në Njësinë Administrative Petran dhe Piskovë.
Përveç rehabilitimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes së tyre është kryer dhe vendosja e pompave në sistemin e vaditjes Kutal-Bodar dhe Piskovë.
Gjithashtu janë marrë të gjitha masat dhe për funksionimin e sistemeve të vaditjes me rezervuar në fshatrat Kosinë, Qilarisht, Iljar dhe Kaludh.
Puna do të vijojë në zgjidhjen e problematikave të tjera duke patur në fokus shërbimin për fermerët siç është vaditja e prodhimeve të tyre bujqësore.