PËRMETI PJESË E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË FOLKLORIT QË PO MBAHET NË SIÇILI!
📌Vlerat e folklorit përmetar janë përfaqësuar denjësisht nga Sazet e Përmetit dhe grupi i 💃vajzave të valleve të shkollës “Nonda Bulka” në 📍Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Siçili.
👏Si gjithmonë folklori dhe këngët përmetare sjellin atmosferë kudo ku performohen.
ℹ️Me pjesëmarrje të grupeve të ndryshme nga 12 vende të ndryshme nga 🌏Evropa, përfaqësuesit e Përmetit 🌟shkëlqejnë me 🎶muzikën dhe 💃vallet e bukura përmetare që mësuese Mimoza Topoviti mban gjallë dhe trashëgon te brezat e rinj.
🙏Faleminderit artistë, jeni krenari!