FESTIVALI IX MBARËKOMBËTAR “ NË GJURMËT NAIMIANE 2024”!
📌Si çdo vit, 25 Maji është një ditë e mbushur me aktivitete artistike kulturore në nder të ditës së lindjes së atdhetarit dhe dijetarit Naim Frashëri.
📍Në nderim të kësaj dite aktiviteti përmbyllës ishte Festivali IX Mbarëkombëtar “Në gjurmët Naimiane 2024” organizuar nga “Klubi Shkrimtarëve dhe Artistëve Naim Frashëri” me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkisë Përmet.
Një aktivitet me vargje poezish📜,interpretime🗣️,muzikë🎶, nostalgji,emocion mbushi sallën e kinema “13 Shtatori” dhe bëri bashkë poet ,artist,drejtues, dashamirës të poezisë në kujtim të njeriut që vendosi themelet e ✍️letërsisë kombëtare.
🙏Një falenderim për organizatorët dhe mbështetësit e këtij festivali të përvitshëm që dhuron emocione dhe mban gjallë frymën naimiane.
👏Urime poetëve fitues dhe atyre pjesëmarrës në penën e tyre të krijmtarisë!