AKTIVITETI “DITA NAIMIANE”!
📌Si çdo vit, Përmeti kujton njeriun që vendosi themelet e ✍️letërsisë kombëtare, atdhetarin dhe dijetarin Naim Frashëri.
👉Me rastin e 178 vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” në 🤝bashkëpunim me Bashkinë Përmet zhvilluan aktivitete të ndryshme në kujtim të veprave dhe krijimtarisë plot vlera që na la pasuri.📚
➡️Ditën e djeshme u realizua Konferenca me pjesëmarrje nga gjithë trevat shqiptare kushtuar Naim Frashërit dhe ideologut Sami Frashëri pasi viti 2024 përkon me 120 vjetorin e ndarjes nga jeta të tij.
➡️Vizita në vendlindjen e vëllezërve Frashëri ishte aktiviteti i sotëm për të vijuar në mbrëmje me 🗣️mbrëmjen poetike nga “Klubi Shkrimtarëve Naim Frashëri”, aktivitet i cili përmbyll Ditën e veçantë Naimiane.
💡Vëllezërit Frashëri do të kujtohen gjithmonë si krenaria kombëtare dhe trinomi i historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare.