PASTRIMI I MBETJEVE INERTE!
E mbyllëm ditën e sotme me punë të mira dhe në dobi të qytetit dhe qytetarëve.
Sektori i Mirëmbajtjes, Pastrimit dhe Rrugëve Rurale u angazhuan në pastrimin e mbetjeve inerte dhe urbane në lagjet dhe rrugicat e qytetit.
Në këtë fillim sezoni turistik është mirë që së bashku ti kushtojmë më tepër vëmendje kujdesit për mjedisin.
Pastrojmë shtëpinë nga plehrat dhe ndotim hapësirat e përbashkëta publike me mbetje inerte është impakti më negativ turistik që nuk i shkon një qyteti si i joni. Tregoni qytetari duke i hedhur mbetjet në vendin e duhur.
Ndërkohë Bashkia vijon punën duke kërkuar sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër mjedisin, duke shmangur në këtë mënyrë edhe sanksionet që përcakton ligji për rastet e ndotjes së qytetit.