GIZ- DONATOR I RI PËR BASHKINË PËRMET !
❇️GIZ nëpërmjet projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Ekonomia Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban” po mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe bashkitë partnere në tranzicionin drejt një sistemi efikas të menaxhimit të mbetjeve ,miqësor me mjedisin dhe me burimet në dispozicion.
✅Një nga këto bashki përfituese është edhe Bashkia Përmet.
📍Në vizitën e zhvilluar nga drejtuesja e Projektit Znj. Christine Koenig dhe dy përfaqësuesve të GIZ u diskutuan objektivat e projektit, modelet e suksesshme të ngritura deri më tani me mbështetjen e GIZ dhe u vendos nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit.🤝
📌Objektivi i këtij projekti të ri bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ është të krijojë instrumente financimi, të cilat bëjnë të mundur që më shumë Bashki të replikojnë këtë qasje, duke përdorur riciklimin dhe kompostimin. ♻️
Falë këtij projekti Bashkia Përmet do të
përfitoj :
✅kontenier të rinj 🗑🗑
✅grumbullimim e mbetjeve në mënyrë të diferencuar 🚮
✅makineri presuese për riciklimin e mbetjeve
➡️Projektet mbi menaxhimin e mbetjeve ♻️vazhdojnë të jenë prioriteti i bashkisë duke synuar 📈rritjen e pastërtisë në qytet.