1️⃣1️⃣5️⃣ VJET SHKOLLA “NONDA BULKA!”
🎉Në një atmosferë festive sot shkolla “Nonda Bulka” feston 115 vjetorin e krijimit si e para shkollë 🇦🇱shqipe në Përmet.
🏫Dikur shkolla “7 Marsi”, sot me krenari mban emrin e ✍️shkrimtarit dhe publicistit përmetar Nonda Bulka.
🧑‍🏫Mes mësuesve dhe 👫nxënësve të brezave të ndryshëm, me organizimin e stafit aktual të shkollës, përcollën emocione, nostalgji dhe ndjenjë krenarie për cilindo që ka prekur bankat e kësaj shkolle. 📚
🥇Me mirënjohje Këshilli Bashkiak Përmet vlerësoi këtë institucion arsimor dhe disa prej mësuesve të parë që kontribuan në arsimin dhe edukimin e brezave me titullin “Mirënjohje e qytetit”.🙏
💙Në këtë vatër arsimi, ndër vite është punuar me përkushtim, ndaj në këtë shekull të dytë ju urojmë suksese në vazhdimin e punës së palodhur në ndërtimin e dijeve dhe qytetarëve të denjë të së ardhmes. 🤝
🥂Gëzuar 115 vjetorin shkolla “Nonda Bulka”!