PROFESOR RAMADAN KAMBERI QYTETAR NDERI I PËRMETIT !
Kolegë, shokë, drejtues dhe miq përmetar u mblodhën sot në ambjentet e kinemasë së qytetit “13 Shtatori” në ceremoninë për dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Përmetit” Z.Ramadan Kamberi akorduar me vendim Nr.27 datë 03.03.2023 nga Këshilli Bashkiak.
Një vlerësim mëse i merituar për qytetarin dinjitoz , profesorin,kolegun,mikun e të gjithëve, njeriu që me shpirtin dhe fuqinë e tij, i dha vlerë qytetarisë, botës intelektuale, sportive dhe njerëzore.
Profesor Dane la pas një emër të respektueshëm, një vepër ku ngriti në piedestal njerëz dhe personalitete të qytetit tonë për të mos i mbuluar pluhuri i harresës.
Ai ka lartësuar jo vetëm emrin e tij, por i ka dhënë vlera dhe vendlindjes.
Nder për Përmetin me “Qytetar Nderi” si profesor Ramdan Kamberi.