RUAJMË DHE PROMOVOJMË GJUHËN SHQIPE!
21 shkurti është shpallur nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhes Amtare.
Në kuadër të kësaj dite, nxënësit e QKF organizuan një aktivitet me poezi dhe sollën në vëmendje të gjithë patriotët dhe gjuhëtarët që dhanë një kontribut të shkëlqyer në ruajtjen e gjuhës shqipe.
Është detyrë e çdo nxënësi, mësuesi por dhe çdo institucioni për ruajtjen e gjuhës nga huazimet e panevojshme nga gjuhët e tjera.
Detyra jonë e përbashkët është: Ta duam, ta mbrojmë dhe promovojmë me krenari identitetin tonë, gjuhën shqipe!