RIKTHIM I TEATRIT TË KUKULLAVE NË PËRMET!
Miqtë e vegjël të arsimit fillor, ditën e sotme morrën pjesë në shfaqjen “ Miushi që donte të kapte yllin”.
Një shfaqje e realizuar me shumë dëshirë dhe pasion nga znj. Teuta Sadiku, përmetare e rikthyer nga emigrimi por plot energji dhe dashuri për artin.
Miqtë e vegjël të teatrit aprovuan mes duartrokitjesh kënaqësinë, gëzimin dhe argëtimin në këtë ditë ndryshe.
Shfaqjet artistike aq të munguara dhe të dashura të fëmijëvë janë synimi i Bashkisë për t’ia rikthyerPërmetit.
Do të vijojmë ti bëjmë pjesë të kalendareve mujore të aktiviteteve në mënyrë që tradita e vjetër të kthehet sërish.