NJË DITË TEK SHËRBIMI ZJARRFIKËS!
Duke marrë shkas nga rastet e zjarreve në banesa dhe biznese që kanë ndodhur në qytetin tonë apo kemi parë në media, Qendra Kulturore e Fëmijëve me nxënësit e shkollës “Nonda Bulka” organizuan një bashkëbisedim me punonjësit e shërbimit zjarrfikës në Përmet.
Ndërgjegjësimi dhe edukimi për marrjen e masave parandaluese por dhe ndërveprimi në rastet e zjarreve ishte tema e bisedës me nxënësit.
Nëpërmjet bashkëbisedimit nxënësit morën njohuri për mënyrat se si duhet të veprojnë në raste të tilla dhe njohën nga afer mjetet e punës së punonjësve zjarrfikës.
Përveç trajnimit teorik është shumë e nevojshme zbatimi në praktikë i këtyre masave ndaj dhe punonjësit e zjarrfikses Përmet në ditët në vijim do të organizojnë takime në çdo shkollë për të demostruar një rast emergjence dhe mënyrën e evakuimit.
Mos harroni të telefononi 128 në rast rreziku nga zjarri.