KONTENIER TË RINJ PËR PËRMETIN!
Puna për një qytet të pastër nis nga shtëpia jonë, nis nga secili prej nesh.
Sa më të përgjegjshëm dhe miqësor të tregohemi me natyrën dhe vendin ku jetojmë aq shëndet dhe oksigjen marrim mbrapsht.
Detyra e Bashkisë Përmet është pastrimi dhe mirëmbajtja e vendeve ku depozitohen mbetjet urbane dhe sigurisht shtimi i koshave dhe kontenierëve për punën e përbashkët me komunitetin: hedhja në vendin e caktuar nga ju- mbledhja në orare të caktuara nga Sektori Pastrimit.
Kontenierëve dhe koshave të rinj të vendosur pak kohë më parë, ju shtuan 45 të tjerë duke i shpërndarë në qytet dhe disa fshatra të Njësive Administrative.
Puna vijon, por bashkëpunimi mbetet parësor për mbarëvajtjen e punëve me synimin, jetë e shëndetshme dhe Përmet i pastër turistik.