02.03.2022

Ka shumë mënyra për të shënuar dhe festuar ditën e mësuesit, një nga profesionet më thelbësore për shoqërinë. Bashkia Përmet nisi sot “Javën e Mësuesit”me mbrëmjen poetike “Kryefjala”, e cila bëri bashkë mësues ,artistë, drejtues ,nxënës e qytetar. Skena e mbushur me artist e artdashës të cilët i kënduan e recituan dashurisë, përpjekjeve , punës , durimit e sakrificës së mësuesit përcollën mirënjohje, falenderime dhe emocione te të gjithë pjesëmarrësit. Një çertifikatë mirënjohje për punën e tyre fisnike , një libër dhe një lule e punuar nga fëmijët e Qendrës Kulturore ju dhuruan mësuesve në këtë mbrëjme të dedikuar për ta. Për realizimin e kësaj mbrëmje falenderojmë shoqatën CESVI , aktorin Kudret Alikaj dhe gjithë stafin e bashkisë.  Aktivitete të tjera do të vijojnë gjatë “ Javës së Mësuesit” në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për punën e tyre të palodhur.