03.03.2022

Sot u zhvillua Kampionati  i Shahut me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të bashkisë tonë. Duke i përgëzuar dhe ju uruar suksese , pjesmarrësit dhe fituesit e këtij kampionati u nderuan me çertifikata vlerësimi.Ky aktivitet i zhvilluar në kuadër të “Javës së Mësuesit” nxit, aktivizon dhe afron të rinjtë më pranë sporteve dhe masivizimit të tij.Me synimin që loja e shahut të bëhet pjesë e formimit të nxënësve,ky aktivitet do të pasohet nga aktivitete të tjera për nxënësit e shkollave të cilët do të kenë mbështetjen tonë.