AKTIVITETE NGA GRUPI I ALPINISTËVE TË VEGJËL!
📌Funksionimi i Klubit të Alpinizmit si një program i edukimit në natyrë dhe nxitjes së sporteve malore, bën bashkë fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe jo vetëm, në aktivitete sportive.
✅ Instruktori i sportit të Alpinizmit ka përfshirë fëmijët në edukimin e këtij sporti duke realizuar ngjitje 🧗dhe mësim të teknikave të alpinizmit nëpërmjet lojrave.
🏂⛷️🧗‍♂️Kështu ishin dhe aktivitetet e fundit në ngjitjen e realizuar në 🏔️malin Dhëmbel dhe në 📍Dardhë të Korçës duke zbuluar shtigje të reja dhe duke u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
✅Alpinizmi sfidon mendjen dhe trupin.
➡️Bashkia Përmet mbështet dhe nxit çdo aktivitet në të mirë të një jete të shëndetshme për fëmijët.