GIZ- DONATOR I RI PËR BASHKINË PËRMET !
GIZ nëpërmjet projektit “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Ekonomia Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban” po mbështet Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe bashkitë partnere në tranzicionin drejt një sistemi efikas të menaxhimit të mbetjeve ,miqësor me mjedisin dhe me burimet në dispozicion.
Një nga këto bashki përfituese është edhe Bashkia Përmet.
Në vizitën e zhvilluar nga drejtuesja e Projektit Znj. Christine Koenig dhe dy përfaqësuesve të GIZ u diskutuan objektivat e projektit, modelet e suksesshme të ngritura deri më tani me mbështetjen e GIZ dhe u vendos nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit.
Objektivi i këtij projekti të ri bashkëfinancuar nga BE-ja dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ është të krijojë instrumente financimi, të cilat bëjnë të mundur që më shumë Bashki të replikojnë këtë qasje, duke përdorur riciklimin dhe kompostimin.
Falë këtij projekti Bashkia Përmet do të
përfitoj :
kontenier të rinj
grumbullimim e mbetjeve në mënyrë të diferencuar
makineri presuese për riciklimin e mbetjeve
Projektet mbi menaxhimin e mbetjeve vazhdojnë të jenë prioriteti i bashkisë duke synuar rritjen e pastërtisë në qytet.