9 MAJ- DITA E EVROPËS!
74 vite nga dita e lëvizjes së parë drejt krijimit të asaj që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian.
9 Maj, Bashkimi Evropian feston Ditën e Evropës duke promovuar paqen, bashkimin, sigurinë, solidaritetin dhe demokracinë si vlerat më të rëndësishme të këtij uniteti.
Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Përmet organizoi aktivitetin “Të barabartë në diversitet” në bashkëpunim me shkollat e qytetit.
Fëmijët duarartë ekspozuan punimet e tyre për BE-në, shpërndanë mesazhe mbi të drejtat e njeriut si dhe u argëtuan midis qytetarëve dhe turistëve që ju bashkuan aktivitetit.
Gëzuar Ditën e Evropës, destinacionit më të afërt të Shqipërisë tonë.