VLERËSIM PËR PROFESOR DOKTOR LEONIDHA NDONI!
Në vijim të aktiviteteve sensibilizuese në kuadër të luftës ndaj kancerit të gjirit, një aktivitet i veçantë ishte dhe prezantimi me mesazhe dhe këshilla për rëndësinë e kontrolleve të shëndetit të gruas nga Profesor Doktor Leonidha Ndoni.
Mbrëmjes së kushtuar vlerësimit të tij, ai e shfrytëzoi për të përcjellë këshilla të vyera për të gjithë ne.
Këshilli Bashkiak Përmet me propozim të Kryetares së Bashkisë i dorëzoi Prof.Asc Doc Leonidha Ndoni titullin “Qytetar Nderi i Përmetit” për të gjithë kontributin në fushën e mjekësisë dhe punën e palodhur në luftën ndaj sëmundjes së kancerit.
Mirënjohje për njeriun plot vlera. Urojmë që vendit tonë ti shtohen profesionistë si z. Ndoni.